Sërish bie vlera e Bitcoinit
Çmimi i Bitcoin ra me shpejtësi pasi investitorët filluan të tremben ndërsa tregjet në mbarë botën janë në rënie.
Deri sa kjo kriptovalutë konsiderohet si një parajsë e sigurt, realiteti tregon se çmimi i tij ka për tendencë të shkojë poshtë kur edhe asetet e tjera bien.
Kriptovaluta më e madhe në botë humbi një përqindje të vlerës dhe aktualisht këmbehet me 43 mijë dollarë.
Rënia e Bitcoinit lidhet me paqartësinë e tregjeve financiare për shkak të borxheve të Evergrande, një prej kompanive më të fuqishme në botë të pronave.
Performanca e keqe vjen gjithashtu në një kohë kur El Salvadori vendosi të adoptonte Bitcoinin si një monedhë zyrtare krahas dollarit amerikan.
Rruga Press