KryesoreLajme

Lavrovi përmend përsëri shqiptarët: Pse shqiptarët munden ta bëjnë këtë dhe rusët jo?

Ministrat e jashtëm rus dhe ukrainas u takuan sot për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Sot në ditën e 15-të të pushtimit rus të Ukrainës, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij ukrainas Dmytro Kuleba ndodhen në Antalia të Turqisë.

Me përfundimin e këtij takimi ministri rus Sergei Lavrov, doli në konferencë për shtyp duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Edhe këtë herë ministri rus nuk la pa përmendur shqiptarët dhe Kosovën.

“Perëndimi është i interesuar vetëm te gjërat ku Ukraina është kundër Rusisë. Ajo çka ka bërë Perëndimi në raport me referendumin në Krime është standart i dyfishtë. Nuk kishte referendum në Kosovë, por NATO krijoi një situatë ku duke bombarduar Jugosllavinë krijuan kushtet për Kosovën. Atëherë kur ata donin pavarësi gjithë Perëndimi e mbështeti. Pse shqiptarët munden ta bëjnë këtë dhe rusët jo? Shqiptarët e Jugosllavisë jo vetëm që u lejuan ta bëjnë këtë, ata u stimuluan, u shtynë në atë drejtim dhe ata kishin qëllimin (e përbashkët) e Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera, i cili ishte të mos kishte vende shumë të mëdha në Ballkan. Ata kishin qëllimin e njëjtë në raport me Rusinë dhe ne e kuptojmë këtë. Kjo s’ka të bëjë me Ukrainën, kjo ka të bëjë me agresionin kundër gjithçkaje ruse, interesin, fenë, gjuhën, kuturën, sigurinë dhe shumë gjëra të tjera. Dhe sigurisht, tani, reagimi i Perëndimit ndaj veprimeve tona është reagim shumë agresiv.”, u shpreh ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, në konferencën për shtyp, pas takimit me homologun e tij ukrainas, në Turqi.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *