Bota

Serbia votoi kundër Rusisë në OKB, vjen reagimi i zëdhënësit të Putinit

Rusia është përjashtuar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut për shkak të raporteve për shkelje dhe abuzime të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut si rezultati i luftës dhe agresionit të paprecedent në Ukrainë.

Pro përjashtimit të Rusisë ka votuar edhe një aleat tradicional i saj, Serbia, e cila pas kësaj vote u ankua se ka pasë “presion të jashtëzakonshëm”, sepse me vullnet të lirë do të abstenonte.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Përveç Serbisë, pro votoi edhe Hungaria. Për këto dy shtete, Kremlini ka thënë se i mirëkupton, por se “presionin” ndaj tyre e sheh si të paprecedentë.

“Mbështetja e Hungarisë dhe Serbisë për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut është një shembull i detyrimit ndaj rusofobisë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskovi tha se këtu nuk bëhet fjalë për mirëkuptim dhe falje, por për të kuptuar, siç tha ai, “situata të vështira, këtë presion dhe detyrim të paparë ndaj rusofobisë”, shkruan Izvestia.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“E gjithë kjo po përjetohet nga të gjitha vendet që po përpiqen të marrin një pozicion të balancuar. Ne e kuptojmë këtë”, u tha Peskovi gazetarëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *