Uncategorized

Serbia vazhdon të shkel marrëveshjet/ Ministrit Hajrulla Çeku i refuzohet sërish vizita në Luginë të Preshevës

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka bërë të ditur se ministrit të Kulturës të Republikës së Kosovës, Hajrulla Çeku i është refuzuar sërish vizita në Luginë të Preshevës, ndërkaq këtë e quajti akt të politikës nacionaliste serbe.

Sinani në një postim në Facebook shkruan se regjimi autoritar i Serbisë po vazhdon të shkelë të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve.

Lexoni të plotë postimin e Sinanit:

Serbia sërish ndalon Ministrin e Kosovës–diskriminimi ndaj shqiptarëve vazhdon!

Për herë të dytë, pushteti i Vuçiqit ndalon Ministrin Hajrulla Çeku të vizitojë Preshevën! Ky është një tjetër akt i politikës nacionaliste serbe, e cila fshihet pas një fasade pro-evropiane, por në realitet ushqen një regjim autoritar që shkel të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve.

Fatkeqësisht, ky regjim vazhdon të përkëdhelet nga Perëndimi për arsye gjeostrategjike, ndërsa shqiptarët e Luginës përballen me diskriminim dhe izolim. Por ne nuk ndalemi!

Presheva është e vendosur të mbajë lidhjet me të gjitha vendbanimet shqiptare dhe të forcojë bashkëpunimin me Kosovën e Shqipërinë.

Përpjekjet për të na penguar vetëm na bëjnë më të fortë!

YouTube player
sqhrenfrdeit