KryesoreLajme

Serbia vazhdon të shkel marrëveshjet e ndërkombëtarët heshtin, Brnabiç: Kërkesa e Kosovës për t’u bërë mysafire speciale, jashtë agjendës së Komitetit Politik të KiE-së

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi të mërkurën se kërkesa e Kosovës për të qenë mysafire speciale në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, “është hequr nga rendi i ditës”.

Kërkesa e Kosovës ka qenë në rendin e ditës së takimit të Komitetit, i cili po mbahet sot në Paris.

Bërnabiq, gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, tha se për këtë e ka njoftuar shefja e delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bilana Pantiq.

“Mirënjohje e madhe për miqtë tanë nga Spanja, mirënjohje e madhe për miqtë tanë nga Partia Popullore Evropiane (EPP), të cilët na ofruan mbështetje në mënyrë që ta kishim shumicën për të arritur ta heqim këtë pikë nga rendi i ditës i Komitetit politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, tha Bërnabiq.

Lexo më shumë  Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeverisjes sonë

Me këtë veprim, Serbia vazhdon të shkel marrëveshjen për mos ndalimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Veprime të tilla nga Serbia janë të prishtëm, ajo që befason është (mos)reagimi i ndërkojmbëtarëve, të cilës nuk reshtin se kritikuari Kosovën sa herë ajo ndërmerr ‘veprime të njëanshme’ në respektim të Kushtetutës së vendit, por kur Serbia shkel haptazi dhe aktivisht një marrëveshje, zgjedhin ta kalojnë në heshtje.

Të pranishëm në takimin e sotëm janë edhe Besnik Tahiri dhe Ariana Musliu Shoshi, anëtarë të delegacionit të Kosovës pranë Këshillit të Evropës.

Asambleja Parlamentare mund t’i japë statusin e mysafirit të veçantë parlamenteve kombëtare të vendeve evropiane që nuk janë shtete anëtare, por të cilat kanë aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Lexo më shumë  Familjarët e Erjon Bobës: Gjatë operimit të djalit në spitalin e Durrësit ikën dritat

Anëtarët e delegacionit të mysafirit special mund të ulën në Asamblenë Parlamentare, por nuk kanë të drejtë vote. Ata kanë të drejtë të mbajnë fjalim me leje të presidentit të Asamblesë.

Kosova dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës në fillim të vitit 2024, edhe pse e respektoi kushtin e fundit formal duke ekzekuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Vitin e kaluar, Serbia kishte formuar grup punues për koordinimin e aktiviteteve të autoriteteve shtetërore kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Këshilli i Evropës është organizatë lidere në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Anëtarësimi eventual do t’i ndihmonte Kosovës, mes tjerash, në fushën e sundimit të ligjit, dhe luftimin e korrupsionit.

Rruga Press

YouTube player