KryesoreLajme

Serbia tërheq floririn nga Perëndimi – paralajmërim për zhvillime të mëdha?

Televizioni prestigjioz Bloomberg ka raportuar se Serbia po tërheq të gjithë rezervat e saj të arit, të vlerësuara rreth 6 miliardë dollarë, nga Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zvicra. Ky veprim i pazakontë ka ngjallur reagime dhe spekulime në qarqet politike dhe ekonomike ndërkombëtare.

Tërheqja e floririt nga Perëndimi, sipas analistëve, mund të sinjalizojë përgatitje për një zhvillim të madh politik, madje disa burime e shohin si një lëvizje preventive nga Presidenti Aleksandar Vuçiq për t’u distancuar nga aleatët tradicionalë perëndimorë dhe për të forcuar lidhjet me Rusinë.

Lexo më shumë  Kurti shkon në Dragash, viziton një projekt që ka vlerën e 1 milion eurove

Kjo nismë, që vjen në një kohë tensionesh të larta rajonale dhe ndërkombëtare, shihet gjithashtu si një përpjekje e mundshme për të shmangur ndonjë bllokim të ardhshëm të pasurive serbe në rast të gjykimeve ndërkombëtare apo përballjeve me kërkesa për dëmshpërblim nga luftërat e së kaluarës.

Zërat kritikë në rajon e shohin këtë lëvizje si shenjë të qartë se Vuçiqi e ndien fundin politik afër, dhe se strukturat e fshehta të ndikimit serb në Ballkan – përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi – po e humbasin terrenin.

Lexo më shumë  Murati: Depozitat e familjeve arrijnë rekord. Faktet rrëzojnë propagandën

Në të njëjtën kohë, retorika dhe provokimet në rritje në Kosovë nga zyrtarët serbë po interpretohen si përpjekje për të shpërqendruar opinionin dhe për të ruajtur ndikimin në terren.

YouTube player