BallinaLajme

“Serbia synoi ta shfarosë popullin shqiptar”, Vjosa Osmani: Kuvendi i Shqipërisë të miratojë rezolutë që dënon krimet serbe, mos të falsifikohet historia

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në fjalën e mbajtur gjatë konferencës për media, pasi takoi kreun e PD-së Lulzim Basha, u shpreh se Shqipëria e Kosova duhet të punojnë bashkë në shumë drejtime.

Vjosa Osmani nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë duhet që të miratojë një rezolutë, që dënon gjenocidin serb në Kosovë, që është parë nga të gjithë ndërkombëtarët.

Lexo më shumë  Nis protesta e opozitës në Shqipëri, qytetarët bllokojnë rrugët e Tiranës

“Ne kërkojmë që të dënohet gjenocidi serb në Kosovë me anë të një rezolutë. Duhet të dënojmë krimin serb, pa asnjë pikëpyetje. Nuk ka pikëpyetje që Serbia ka kryer gjenocid. Serbia nuk ka dashur vetëm pastrim etnik, por synimi serb ka qenë që të shfarosë popullin shqiptar. Ne jemi këtu ku jemi, për shkak të luftës së UÇK-së, për shkak të Shqipërisë dhe aleancave botërore.

Serbia dhe aleatët e saj po falsifikojnë historinë. Shpresoj se përkrahjen do ta kemi përherë, që zërin tonë ta dëgjojë gjithë bota. Ju falënderoj zoti Basha që jeni deklaruar përherë për sovranitetin e Kosovës”, deklaroi Osmani.

Rruga Press

YouTube player