Lajme

Serbia po sillet në Ballkan si Rusia

Kryeministri Kurti thotë se me ardhjen e tij në pushtet, marrëdhëniet Kosovë – Serbi nuk janë as më të mira e as më të këqija. Ai thotë se Serbia është problemi më i madh dhe se situata në Ballkanin Perëndimor duket si një kopje miniaturë e Federatës Ruse.

“Marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë janë të njëjta: as më të mira e as më të këqija. Kemi punë me një shtet që nuk e njeh Kosovën, një shtet që është autokrat dhe pro-Moskë. Në anën tjetër, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, ka integritetin e vet territorial, por edhe shumë probleme. Problemi ynë më i madh është Serbia, e cila nuk mund ta imagjinojë dhe as ta pranojë Kosovën si shtet fqinj të barabartë”, ka thënë Kurti. “Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për paqe dhe stabilitet afatgjatë, e për të arritur këtë, na duhen demokracia, drejtësia dhe zhvillimi, të cilat janë vlerat bazë evropiane. Fatkeqësisht, situata në Ballkanin Perëndimor duket si një kopje miniaturë e Federatës Ruse. Serbia po sillet në Ballkanin Perëndimor si Rusia: entiteti boshnjak po përpiqet që Republika Sërpskan ta kthejë në Bjellorusi, e Malin e Zi në Ukrainë. Në thelb, Serbia nuk e njeh shtetësinë e vendeve jashtë BE-së – Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe madje as Maqedonisë Veriore. Përkundrazi: i konsideron këto shtete si të përkohshme dhe angazhon të gjitha kapacitetet e saj për ta shkatërruar shtetësinë e tyre. Janë dy shkaqe të tensioneve në rritje që po i prodhon Serbia. Mungesa e demokracisë dhe mospërballja me të kaluarën. Këto dy defekte të brendshme Serbia po i eksporton në rajon, duke destabilizuar atë. Në këtë kuptim, dialogun mes dy vendeve tona, Serbia e kupton si dialog për statusin e Kosovës, për çështjet e brendshme të Kosovës, e jo siç është realisht: dialogun për statusin e marrëdhënieve tona dhe normalizimin e tyre. Për ta pranuar këtë, Serbia duhet të ndryshojë: duhet të demokratizohet, të vendosë shtetin e së drejtës, të përballet me të kaluarën. Duhet të krijojmë një lloj simetrie të reciprocitetit të drejtave të pakicave”.

Lexo më shumë  BIRN: Shqipëria eksportoi ilegalisht mijëra ton mbetje të rrezikshme

Kurti në intervistë për gazetën malazeze ka folur edhe për acarimin e situatës në veri, me vendosjen e reciprocitetit të targave. Ai thotë se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, porse nuk mund të kërkojë nga Kosova që të mos e njoh veten.

“Marrëveshja e Brukselit për targa skadoi më 15 shtator të vitit 2021, ndaj kemi vendosur për reciprocitet në përputhje me detyrimet dhe të drejtat e qytetarëve. Qytetarët tanë ka më tepër se dhjetëc vjet që shkojnë në Serbi, por janë të detyruar të paguajnë 5 euro dhe të vendosin targa të përkohshme të Serbisë. Ky parim nuk vlente për automjetet e Serbisë që hynin në Kosovë. Si shtet vendosëm masën e reciprocitetit, pas së cilës anëtarët e strukturave ilegale të Serbisë bllokuan rrugët në Kosovë. Qeveria u detyrua të dërgoi njësitet speciale për ta mbrojtur policinë tonë kufitare. Në ndërkohë u dogj qendra e regjistrimit të automjeteve në Zubin Potok, për fat të mirë nuk ka shpërthyer një bombë dore, e ishte e kuptueshme se bëhet fjalë për sulm të organizuar ndaj institucioneve të vendit tonë. Informacionet nga institucionet tona të sigurisë thonë se bëhet fjalë për persona me precedentë penalë. Disa prej tyre morën pjesë edhe në tentativën për grushtshtet në Mal të Zi në vitin 2016. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por nuk mund të kërkojë nga ne që të mos e njohim veten. Ne duam të heqim barrierat, por përderisa Serbia insiston në barriera, ne i përgjigjemi në mënyrë të ligjshme. Qytetarët e Kosovës gjithmonë kanë kërkuar që të trajtohen ashtu siç i trajton Kosova qytetarët e vendeve tjera. Ne kërkojmë marrëdhënie të barabarta ndërshtetërore, respektim të të drejtave universale dhe drejtësi mes shoqërive. Qytetarët e Kosovës dhe autoritetet e Kosovës nuk mund të diskriminohen apo pengohen”, ka deklaruar Kurti.

Lexo më shumë  KFOR, stërvitje intensive për kontrollin e turmave

Ai ka shtuar se gjithmonë kur Serbia flet për mbrojtje, e ka fjalën për sulm. Këtë e tregoi edhe në rastin e aplikimit të reciprocitetit të targave.

“Kemi parë edhe në rastin e aplikimit të reciprocitetit të targave dhe situatës së krijuar në vendkalimet kufitare në Bërnjak e Jarinje. Fatkeqësisht Serbia reagoi ashpër, duke mbledhur trupa në kufi, duke përfshirë tanke T-72, autoblinda ‘Lazar 3’ dhe mjete luftarake BOV M16 Milosh; në të njëjtën kohë angazhoi aeroplanët luftarakë rusë MIG29, si dhe helikopterë rusë luftarakë. Serbia shpenzon shumë më tepër për ushtrinë sesa pesë vendet tjera të Ballkanit Perëndimor së bashku. Pavarësisht kësaj, ka marrë ndihmë e donacione nga BE-ja, pa detyrim për të zbatuar vlerat evropiane. Serbia në vend se të demokratizohet është militarizuar nga Rusia e Kina”, tha Kurti. “Sigurisht nuk u trembëm. Kosova nuk u tërhoq, në fund gjithçka përfundoi në Bruksel. Jam i kënaqur që kemi vendosur një masë reciproke sa i përket targave”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *