Bota

“Serbia nuk do të sanksionojë Rusinë”, Vulini: Krenar që s’jemi pjesë e histerisë së antiMoskës

Serbia është krenare që nuk është pjesë e “histerisë antiruse”.

Kështu i tha zëvendëskryeministri Aleksandër Vulin, ministrit të Punëve të Jashtme në Moskë, Sergei Lavrov, gjatë një takimi të zhvilluar me të në Rusi. Vulin, prorus i deklaruar dhe i sanksionuar nga SHBA, siguroi aleatin e tij se Beogradi nuk do të bëhet pjesë e sanksioneve kundër Kremlinit.

Lexo më shumë  Parlamenti i Ukrainës miraton rezolutën që rikonfirmon legjitimitetin e Zelenskyt

Në një njoftim të qeverisë serbe thuhet se të dy zyrtarët u pajtuan se bashkëpunimi dypalësh ndërmjet Serbisë dhe Rusisë është shumë i mirë dhe se po zhvillohet në të gjitha nivelet, para së gjithash falë marrëdhënieve miqësore dhe të përzemërta mes Presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe atij rus Vladimir Putin.

Zv/kryeministri Vulin “i shprehu gjithashtu mirënjohjen Rusisë dhe ministrit Lavrov, siç thuhet, për qëndrimin parimor për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe për mbështetjen e tyre vetëmohuese në luftën e popullit serb kundër rezolutës për Srebrenicën.

Lexo më shumë  Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës – aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Vizita e zëvendëskryeministrit serb Vulin në Rusi është e dyta që kur ai u emërua në këtë post në pranverën e këtij viti.

Rruga Press

YouTube player