Bota

Panik në Serbi, paralizohet vendi nga qindra alarme për bomba të rrejshme

Vetëm mengjesin e të hënës, pati alarme për bomba në mbi 100 shkolla në Beograd. Shumë alarme për bomba u dhanë edhe për kopshte zoologjike, stacione të trenave, qendra tregtare si dhe në Aeroportin e Nishit.

Në fund, asnjë prej alarmeve nuk rezultoi me bombë përnjëmend, raportojnë mediat serbe të hënën.

Ka javë që në Serbi çdo ditë alarmohen institucionet për dhjetëra, e shpesh qindra raste të bombave. Në asnjë rast deri më tash, nuk ka rezultuar i vërtet alarmi për bombë.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Prokuroria e Serbisë ka nisur hetimet, por ekspertë të fushës së teknologjisë në këtë vend, vlerësojnë se është e vështirë të zbulohet se kush qëndron prapa kësaj.

Sipas mediumit N1, ajo që dihet deri më tash është se alarmet vijnë nga jashtë Serbisë.

“Nëse alarmuesi përdor të ashtuquajturin rrjet privat virtual (VPN), me rastin e dërgimit të mesazhit nga e-maili, atëherë do të jetë shumë e vështirë të arrish te burimi i sulmit”, ka thënë Andrej Petrovski nga kompania “SHARE” për “N1”.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Institucionet serbe nuk janë deklaruar ende se “pse po ndodh kjo”, por javë më parë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i kishte lidhur disa alarme të rrejshme në Aeroportin e Beogradit, me mossanksionimin e Rusisë. Alarmet ishin bërë në aeroplanët që fluturonin në linjën Beograd – Moskë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *