Bota

 Serbia mund të mos hyjë në BE, Estonia: Vuçiqi është paralajmëruar të mos shkojë në Moskë

Zyrtari I lartë estonez, konfirmon se BE e ka paralajmëruar Aleksandër Vuçiq që të mos marrë pjesë në paradën e 9 Majit në sheshin e kuq në Moskë, ku zhvillohet parada e përvitshme e fitores ndaj nazizmit

Bashkimi evropian mund ti ndërpresë rrugën për anëtarësim Serbisë për shkak të Rusisë. Kërcënimi ka ardhur nga sekretari i përgjithshëm I Ministrisë së Jashtme së Estonisë Jonatan Vseviov i cili foli për financial times.

Lexo më shumë  Merz: BE të ndajë rrezikun e aseteve ruse

Zyrtari I lartë estonez, konfirmon se BE e ka paralajmëruar Aleksandër Vuçiq që të mos marrë pjesë në paradën e 9 Majit në sheshin e kuq në Moskë, ku zhvillohet parada e përvitshme e fitores ndaj nazizmit.

Disa verpime kanë kosto thotë Vseviov, I cili shton se BE duhet të jetë I qartë për këtë dhe se pasojat ndaj Serbisë mund të shkojnë deri në mospranim në BE.

Lexo më shumë  Tajlanda nis sulme ajrore në Kamboxhia, mijëra njerëz largohen nga kufiri

Politika e jashtme serbe mbetet e dyzuar, pasi në të njëjtën kohë tenton të mbajë marrëdhënie të mira edhe me BE edhe me Rusinë, ndërsa nuk I është bashkuar perëndimit në sanksionet ndaj Moskës.

Rruga Press

YouTube player