Shëndetësi

Serbia me numër masiv infektimesh ditorë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka paralajmëruar se sot do të jetë “numër katastrofal i të infektuarve me koronavirus”.

Rastet e reja në Serbi dalin rreth orës 15:00.

Të hënën, në këtë vend u shënuan gati 13 mijë raste pozitive, ndërkohë humbën betejën me COVID-19 27 pacientë.

“Numrat janë katastrofalë, por e mira e kësaj është se pasqyra klinike e të prekurve me COVID-19 është e mirë”, tha kryeministrja Bërnabiq.

Në fakt, edhe në shtetet e tjerë është shënuar numër i madh i rasteve me COVID. Sllovenia ka raportuar të martën për mbi 9000 raste të reja pozitive./Bota Sot

Rruga Press

YouTube player