Serbia liroi Radoiçiqin e akuzuar për sulm terrorist, dënoi aktivisten për të drejtat e njeriut – shpërthejnë akuzat ndaj Vuçiqit
Lirimi i Millan Radoiçiqit nga burgu në Beograd, njeriu që organizoi sulmin terrorist në Banjskë, ku humbi jetën një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe një tjetër u plagos, ka bërë që shumë politikanë nga opozita dhe shoqëria civile në Serbi të reagojnë lidhur me sundimin e ligjit.
Në anën tjetër, e po e njëjta gjykatë në Beograd, ditë më parë dënoi aktivisten Aida Qoroviq e cila “hodhi ngjyrë” mbi muralin e kasapit të Bosnjë e Hercegovinës, që është dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, ku me këtë mural figura e tij glorifikohet.
Kjo ka bërë që avokati serb Ivan Niniq të reagojë, dhe të thotë se një burrë (Aleksandar Vuçiqi) në Serbi është të njëjtën kohë zjarrvënës dhe zjarrfikës.
Samo je jedan čovek ovde istovremeno: režiser, scenarista, kostimograf, palikuća i vatrogasac. Ostali su lutke na koncu i topovsko meso. Rijaliti je njegov, a cenu ćemo svi mi platiti, posebno Srbi na severu Kosova. Zapad i EU sve tolerišu, jer im baš takav treba! "Aca Srbin 5:0" https://t.co/xX730l2q3s
— Ivan Ninić (@INinic) October 4, 2023
Ai shtoi se Bashkimi Evropian dhe Perëndimi tolerojnë sjelljet e Vuçiqit dhe se çmimin për këtë do ta paguajnë vetëm qytetarët e Serbisë. Niniq tërë rastin e sheh si dëshmi se presidenti i Serbisë kontrollon tërë procesin, duke aluduar në lirimin e Radoiçiqit.
“Vetëm një njeri të njëjtën kohë është: regjisor, skenarist, kostumograf, zjarrvënës dhe zjarrfikës. Të tjerët janë kukulla në litar dhe mish për top. Reality shou është i tij, e çmimin do ta paguajmë të gjithë. Perëndimi dhe BE-ja i tolerojnë të gjitha”, ka shkruar Niniq në platformën X.
Aida Ćorović osuđena, Milan Radoičić pušten. Sve što treba da znate o Srbiji danas.https://t.co/rYOmkdgoik
— Nenad Čanak 🇺🇦 🇬🇪 (@XXLTulip) October 4, 2023
Një reagim të ngjashëm me plot ironi e pati edhe politikani Nenad Çanak i cili shkroi në X se Aida Qoroviq dënohet, Millan Radoiçiq lirohet.
“Aida Qoroviq dënohet, Millan Radoiçiq lirohet. Gjithçka që duhet të dini sot për Serbinë”, ka shkruar Qanak.
Rruga Press