Lajme

Serbia kundër BE-së: Kosova nuk ka të drejtë të heqë targat

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, njëkohësisht kreu i ekipit negociator të Beogradit, Petar Petkoviç e konsideron jo të vërtetë deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano i cili tha se Kosova ka të drejtë për heqjen e targave KM dhe regjistrimin e tyre me RKS.

Sipas Petkoviç, Stano ka folur në mënyrë të njëanshme dhe theksoi se në marrëveshjet e arritura për lëvizjen në vitet 2011 dhe 2016, thuhet se të gjitha targat do të regjistrohen në territorin e Kosovës dhe qytetarët do të mund të zgjedhin mes dy llojeve të targave.

Lexo më shumë  Zemra e re artificiale kalon testin, australiani jeton 100 ditë me pompë titani

Ai theksoi se me lëvizjet e fundit të njëanshme të kryeministrit Albin Kurti për heqjen e letërnjoftimeve dhe targave serbe me shënimet KM, PR, GL, Kosova po ushtron dhunë institucionale ndaj serbëve nga Republika e Kosovës.

Petkoviç thotë se kjo është shkelje absolute e të gjitha marrëveshjeve për lirinë e lëvizjes, që kërcënon paqen dhe stabilitetin e qytetarëve.

Qeveria e Kosovës vendosi për regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga Serbia.

Lexo më shumë  Rreziku i pensioneve/ Borxhi i sigurimeve shoqërore në Shqipëri nuk ndalet, arrin 244 mln euro

Sipas këtij vendimi, regjistrimi do të fillojë me datë 01.08.2022 dhe do të zgjasë deri më 30.09.2022.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *