Bota

Serbia ka rezultatin më të keq në 12 vitet e fundit në listën e korrupsionit

Serbia është e 104-ta nga 180 vende në botë sipas perceptimit të korrupsionit, njoftoi Transparency International. Ky është rezultati më i keq që ka pasur Serbia në 12 vitet e fundit.

Serbia ra në vendin e 104-të në listën e vendeve botërore sipas perceptimit të korrupsionit për vitin 2023, njoftoi të martën Transparency International.

Lexo më shumë  Donald Trump kërcënon të deportojë aktorin Robert De Niron, pas fjalimit që ai mbajti në Oscar

Në listën e fundit Serbia ishte e 101-ta, ndonëse kishte një indeks (36), ashtu si tani. Kjo do të thotë se, sipas mendimit të një organizate joqeveritare me reputacion, në Serbi nuk ka ndryshuar asgjë sa i përket korrupsionit.

Serbia ndan vendin e 104-të me Algjerinë, Brazilin dhe Ukrainën.

Indeksi i Serbisë është shtatë pikë më i ulët se mesatarja botërore dhe madje 28 pikë më keq se mesatarja e Bashkimit Evropian.

Mali i Zi është në vendin e 63-të, i ndjekur nga Maqedonia e Veriut (76), Kosova (83), Shqipëria (98) dhe Bosnja dhe Hercegovina (108) menjëherë pas Serbisë, raporton Vreme.

Danimarka, Finlanda dhe Zelanda e Re janë ende në tre vendet e para si vendet me më pak korrupsion.

Tre të fundit janë Siria, Venezuela dhe Somalia.

YouTube player