KryesoreLajme

Serbia instalon sistemin e mbrojtjes ajrore të Kinës FK-3, bëhet vendi i parë i Evropës që e vendos këtë lloj armatimi kinez

Serbia ka instaluar zyrtarisht një sistem raketor të mbrojtjes ajrore FK-3 të blerë nga Kina, duke u bërë vendi i parë evropian që vendosi këtë armë.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi për vendosjen e sistemit të armëve të mbrojtjes ajrore me rreze të mesme FK-3 të prodhuar nga Kina, njoftoi uebfaqja e lajmeve Defence Blog.

“Me armatimin e Forcave Ajrore dhe Mbrojtjes Ajrore me sistemin e ri raketor të mbrojtjes ajrore FK-3, sistemi i kontrollit dhe mbrojtjes së hapësirës ajrore është përmirësuar ndjeshëm në Republikën e Serbisë”, thuhet në një deklaratë të fundit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.

Lexo më shumë  Mbyllja e ATS-së, Elshani jep detaje nga aksioni i sotëm në veri

Ajo tha se sistemi përfshin një mjet të qendrës së komandës, raketahedhës, radarë dhe automjete mbështetëse logjistike.

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë publikoi gjithashtu imazhe të detajuara të FK-3 nga këndvështrime të ndryshme.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, kapiteni Stefan Maniq, komandant i baterisë së raketave FK-3, e përshkroi sistemin si “një moment historik në sistemet e mbrojtjes ajrore”.

Lexo më shumë  Këmbësoria ukrainase mban fuqishëm “kufirin” ku ndahet me ushtrinë ruse

Sistemi FK-3 pasqyron forcimin e lidhjeve të mbrojtjes midis Serbisë dhe Kinës.

Serbia ka intensifikuar lidhjet e saj tregtare dhe ushtarake me Kinën pavarësisht se Bashkimi Evropian ka reaguar disa herë me shqetësim për këtë. Serbia zyrtarisht është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por politika e saj e jashtme nuk përputhet në çështjet kryesore të BE-së si për Kinën ashtu edhe për Rusinë, të cilën nuk e ka sanksionuar për agresionin në Ukrainë./The Geopost/

YouTube player