Bota

Serbia furnizohet nga Kina me sisteme të mbrojtjes ajrore

Kina e ka pajisur Serbinë me sisteme të mbrojtjes ajrore dhe dronë, ka njoftuar ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, raportoi të hënën Reuters.

Ai ka deklaruar se do të veçonte bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve si dhe atë ekonomik.

“Sa i përket raporteve dypalëshe Serbi-Kinë, do të veçoja bashkëpunimin ushtarak si dhe bashkëpunimin ekonomik e investimet e shumta që janë shumë të rëndësishme për vendin tonë”, ka deklaruar Vuçeviq.

Lexo më shumë  Çfarë po nxit protestat në Gjeorgji, Hungari, Rumani dhe Serbi?

Ai ka shtuar se të pajisurit e Serbisë me kësi lloj armësh dhe modernizimi i forcave të armatosura ka për qëllim mbrojtjen, derisa ka përmendur se sistemi i raketave kundërajrore me rreze të mesme veprimi “është padyshim ndër sistemet më të rëndësishme të mbrojtjes”.

Vuçeviq tha se e konsideron Kinën nder miket më të mira të Serbisë.

Ndërsa, presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka kërkuar koordinim më të fortë strategjik me Serbinë pasi takoi javën e kaluar presidentin Aleksandar Vuçiq.

Lexo më shumë  G7 planifikon veprime të mëtejshme për t’i bërë presion Rusisë për armëpushim

Xi është zotuar për mbështetjen e Serbisë në ruajtjen e sovranitetit e integritetit territorial.

Rruga Press

YouTube player