Opinion/Aktualitet

Serbia e implikuar me spiunazhin rus në Ballkan

Nga Shaban Murati

Serbia e implikuar me spiunazhin rus në Ballkan

-Pohon shtypi rus

Gazeta e njohur ruse “Novaja Gazeta” shkruan në datën 8 shkurt 2023 për implikimin e Serbisë në rrjetin agjenturor rus në Ballkan:

“Rusisë iu hap nga Serbia dera e pasme në Ballkan. Zbulimi rus u lejua të ndërtojë një rrjet të gjërë agjenturor në Serbi, që pastaj të vepronte në gjithë territorin e gadishullit ballkanik.

Agjentët rusë janë të interesuar jo vetëm për kujdesin ndaj politikanëve jo shumë të rëndësishëm ballkanikë, për të cilën dëshmon studimi “Projekti i Raportimit për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin”, publikuar ditët e fundit. Perveç politikanëve të paguar, që veprojnë si lobistë të Kremlinit, agjentët rusë organizojnë dhe mbështesin financiarisht organizata të ndryshme ekstremiste të djathta në të gjithë Ballkanin, veçanërisht në pjesën ortodokse të tij.

Rrjeti agjenturor rus është i pamasë dhe është ndërtuar gjatë viteve me pëlqimin e heshtur të qeverisë së Serbisë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *