BotaKryesore

Serbia do të nënshkruajë marrëveshje për import gazi me Rusinë

Serbia do të nënshkruajë muajin e ardhshëm një marrëveshje trevjeçare për importin e gazit me Rusinë, duke siguruar një furnizim vjetor prej 2.5 miliardë metrash kub gaz natyror, tha për Radiotelevizionin e Serbisë kreu i kompanisë shtetërore serbe të gazit, Dushan Bajatoviq, të martën.

Shefi i Srbijagas, Bajatoviq, bëri të ditur se Serbia ka siguruar tashmë furnizime ditore prej 2.5 milionë metrash kub gazi nga Azerbajxhani, dhe se merr, gjithashtu, 9.5 milionë metra kub në ditë nga Rusia, raporton Reuters.

Lexo më shumë  Nesho: Rama luan lojën e fundit politike duke shitur interesat kombëtare, përdor Kinën si presion ndaj SHBA-së për të shpëtuar veten

Ai, po ashtu, shtoi se e vetmja rezervë e gazit e Serbisë përmban 780 milionë metra kub gaz natyror, me një mundësi për 200 milionë metra kub shtesë, që mund të sigurohen nga një depo në Hungari nëse është e nevojshme.

Serbia mbetet një nga blerësit e paktë të gazit natyror rus në Evropë, edhe pse kërkon anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Lexo më shumë  Kurti takohet me Admiralin Wikoff: Anëtarësimi i plotë i Kosovës, përgjigjja më e mirë për paqen e qëndrueshme

Qeveria është përballur me presion nga vendet perëndimore për t’u përafruar me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, por deri tani nuk ka ndërmarrë veprime.

Rruga Press

YouTube player