BotaKryesore

Serbia dhe Rusia përgatisin marrëveshje të re për furnizimin me gaz, thotë ministri serb

Serbia dhe Rusia po punojnë për një marrëveshje të re për furnizimin me gaz, tha në 1 prill Nenad Popoviq, ministër pa portofol në qeverinë serbe.

Popoviq, i cili është gjithashtu bashkëkryetar i Komitetit Ndërqeveritar Serbo-Rus për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Shkencor-Teknologjik, u takua në Moskë të martën me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik rus Maksim Reshetnikov, i cili është bashkëkryetar i Komitetit nga pala ruse.

Konsultimet në Moskë u mbajtën në një “nivel të lartë”, sipas deklaratës, dhe përfshinin diskutime mbi energjinë, prodhimin industrial, shkencën, bujqësinë, si dhe përdorimin e teknologjive të reja.

Popoviq tha në një deklaratë se “bashkëpunimi me Rusinë përfaqëson një partneritet strategjik, veçanërisht në sektorin e energjisë, ku çmimet e gazit për qytetarët serbë dhe ekonominë janë më të ulëtat në Evropë”.

Lexo më shumë  Ndërkohë që tregjet financiare po bien me shpejtësi, Trumpi u drejtohet amerikanëve: Mos u bëni budallenj!

“Po punohet intensivisht për përgatitjen e kontratës së re, e cila skadon në fund të majit të këtij viti dhe jemi të bindur se Serbia do ta nënshkruajë kontratën e re me të njëjtat kushte të privilegjuara”, thuhet në zyrën e ministrit.

Për një çerek shekulli, Serbia ka qenë tërësisht e varur nga furnizimet me gaz nga Rusia. Të dy vendet kanë pasur kontrata furnizimi me gaz natyror për dekada. Marrëveshja e fundit u nënshkrua nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe presidenti rus Vladimir Putin në mes të pushtimit rus të Ukrainës në maj 2022.

Ndërkohë, Serbia ka filluar të kërkojë burime të tjera furnizimi, duke ndjekur shembullin e disa vendeve të Bashkimit Evropian (BE) që kanë vendosur sanksione kundër Rusisë.

Lexo më shumë  Ursula von der Leyen i ofron Trumpit tarifa zero të dyanshme ose kundërmasa: Oferta e BE-së është në tavolinë

Beogradi zyrtar ka lidhur një marrëveshje me Azerbajxhanin që parashikon që Serbia të marrë deri në 400 milionë metra kub gaz në vit nga ai vend deri në vitin 2026. Kjo mjafton vetëm për 13% të nevojave të Serbisë, e cila konsumon më shumë se tre miliardë metra kub gaz në vit.

Rastësisht, ministri pa portofol, Nenad Popoviq, është nën sanksionet e SHBA-së që nga nëntori i vitit 2023 për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Kremlinin. Në listën e zezë amerikane është edhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin.

Të dy janë ndër të paktët zyrtarë serbë që kanë udhëtuar rregullisht në Rusi, edhe pasi Kremlini nisi pushtimin e Ukrainës. /RSE/

YouTube player
sqhrenfrdeit