Lajme

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit: Kosova dhe Serbia janë vende sovranë. SHBA-ja dhe BE-ja nuk mund të imponojnë vendime apo zgjidhje

Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Karen Donfried, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira teksa ka thënë se për to do ta kenë mbështetjen e SHBA-së. Ajo nuk ka specifikuar për çfarë vendime e ka fjalën.

“Për vendet e Ballkanit Perëndimor tani ekziston mundësia për të ecur përpara në rrugën e integrimit euroatlantik. Kjo mundësi është aty për Serbinë dhe Kosovën. Serbia dhe Kosova janë vende sovrane. Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja nuk mund të imponojnë vendime apo zgjidhje. Ne po përpiqemi të jemi një forcë që sjell ndryshime të mira. Besoj thellësisht se qytetarët e Kosovës dhe qytetarët e Serbisë e shohin të ardhmen e tyre si anëtarë të plotë të komunitetit euroatlantik. Bashkimi Evropian prej vitesh ka ushqyer dhe po nxit një dialog. Shtetet e Bashkuara po e mbështesin këtë dialog, sepse ne besojmë se është rruga që Kosova dhe Serbia të bëhen anëtare të plota të komunitetit eurotlantik. A ka vendime të vështira që duhet të marrin Kosova dhe Serbia? Absolutisht. A do të jemi aty për t’i mbështetur ato teksa marrin këto vendime të vështira? Patjetër”, ka thënë ajo në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Sipas saj, Kosova e Serbia duhet të jenë të gatshme për vendime “që mund të duken të dhimbshme”.

Ka thënë se edhe “Shqipëria do të jetë aty për t’i ndihmuar këto vende të marrin këto vendime të vështira”.

“Por ne nuk mund t’ua imponojmë atyre. Ato duhet të duan atë të ardhme dhe të jenë të gatshme të marrin vendimet, që mund të duken të dhimbshme, nëse ajo është e ardhmja që duan. Po e përsëris, ne do të jemi përkrah tyre, por ne vetëm mund të ndihmojmë dhe të përpiqemi ta sigurojmë atë të ardhme. Kosova dhe Serbia janë ato që duhet të bëjnë punën e vështirë”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *