Bota

Serbia dhe Bjellorusia të vetmet pa sanksione ndaj Rusisë. Vulini: Serbët nuk sulmojnë miqtë

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka reaguar pas paralajmërimit të ministrit të Jashtëm të Lituanisë, Gabriel Landsbergis, që tha se vendet që nuk i vënë sanksione Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, do të mund vet të sanksionoheshin “duke i cilësuar si budallallëqe”.

Vulin ka theksuar se nëse “kërcënimet” lituaneze janë gjuha e Bashkimit Evropian, atëherë anëtarësimi i Serbisë në BE është “akoma më larg sesa që ka menduar të jetë”.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

 “Budallallëqe, pasi që ministria lituaneze po harron që serbët nuk sulmojnë miqtë dhe nuk duan të shantazhohen, pasi as Bashkimi Evropian nuk i ka vënë sanksionet gazit e naftës ruse. Ministri lituanez i Punëve të Jashtme do të dëshironte që Serbinë ta mbajë peng dhe ta detyrojë që luftërat e huaja t’i konsideroj si të saj. Serbia zgjedh vet miqtë e saj”, ka thënë Vulin.

Ndërkohë një ditë më parë ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, ka deklaruar se vendet që po ndihmojnë Rusinë në tejkalimin e sanksioneve, do të duhej “që t’ju bëhet me dije se ato sanksione mund t’ju vihen atyre”.

Ndërkaq kujtojmë se Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor dhe i dyti në Evropë pas Bjellorusisë, dy shtete këto që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *