Serbia bojkoton Marrëveshjen e Brukselit
Nga Sadri Ramabaja
Në përpjekjet këmbëngulëse të Serbisë për t’ju shmangur realizimit të Marrëveshjes së Brukselit ishte nxitur Lista Serbe që të bojkotojë institucionet. Më 5 nëntor 2022 mbi 500 policë serbë, gjyqtarë e prokurorë kishin braktisur institucionet. Paraprakisht Lista Serbe, më 19 maj 2023, ishte mobilizuar e tëra dhe kishte përballur njësitet speciale serbe të pauniformuar me trupat e KFOR-it, duke e shndërruar Leposaviqin në arenë tragjikomike të lloit të vet, që do të përfundonte me plagosjen e mbi 90 ushtarëve të KFOR-it, dy prej të cilëve më vonë do t’ju amputoheshin gjymtyrët!
“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ishte shprehur atbotë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, derisa zëvendësi i tij Milivoje Radojqiq, do të mirrte një detyrë më të rëndë – atë të prijësit ushtarak për organizimin e kryengritjes popullore.
Të inspiruar nga “heshtja” perendimore, falangat shovene serbe do të përshpejtonin këtë aksion, duke kulmuar me aksionin që për shumëçka i ngajnte marshit rus në Krime dhe më 24 shttaor 2024 do të pozicionoheshin në Manastirin e Banjës [Banjskës], i njohur si qendër e pelegrinazhit ortodoks.
Përfundimi i atij plani që në vetvete gjykohej se do të ishte një Blickrieg, respektivisht uverturë për pushtimin e veriut të Kosovës. Mediat e botës gjatë ditës sa po zhvillohej ai operacion, përderisa njësitet speciale të Policisë së Republikës i kishin neutralizuar plotësisht dhe mund t’i zhduknin si minjtë, njoftonin se Beogradi kishte dhënë alarmin në qendrat diplomatike dhe ia kishte arritur të’i bindë forcat e KFOR-it që t’ju krijohet forcave serbe një koridor për tërheqje, pasi që një numër simbolik kishin rënë në duar të Policisë, ndërkaq një dyzinë ishin plagosur dhe po aq edhe ishin vrarë, duke e lënë në vend të vrarë policin, tani hero, Afrim Bunjaku dhe duke e plagosur një spartan tjetër nga pala jonë.
Pamjet e “trimave” të Radojçqiqit duke ikur shpatijeve të Banjës drejt kufirit serb, tanimë janë stivuar në kujtesën e historisë, por jo edhe numri real i të vdekurve nga ana e atyre që pretendonin të hynin në historinë serbe si “Junaci”.
***
Lajmet e fundit, titujt, depeshet e diplomatëve dhe sidomos paralajmrimi i presidentit frëng lidhur me konsekuencat për palën që do të jetë përgjegjëse për dështimin e marrëveshjes së Brukselit, u përsëritën gjaët javës që lamë pas disa heër, jo vetëm në emsionet qendrore të TV-ve, por edhe në debatet e shumta televizive.
Shumë gjëra kanë ndodhur në Kosovë dhe rreth saj gjatë këtij viti, por esencialisht në Paris, në Berlin a në ndonjë qendër tjetër vendimmarrëse në Europë fare pak ka ndryshuar në rpaort me gjykimin e Serbisë si përgjegjëse e dështimit të kësaj marrëveshjeje.
Madje edhe pa snjë viti të veprimit të plogësht të diplomacisë europiane, europerendimorëve duket se u mungon empatia për të kuptuar me të vërtetë dimensionet komplekse të kësaj qëndrese serbe dhe për t’i komunikuar ato me ndershmëri. Prandaj Serbia ka bojkotuar dhe vazhdon ta bojkotojë Marrëveshjen e Brukselit.
Rruga Press