KryesoreLajme

Serbët punojnë me çdo lloj mjeti për të fabrikuar legjendat, të cilat bota i lexon në formë të kurioziteteve

Serbët punojnë me çdo lloj mjeti për të fabrikuar legjendat, të cilat bota i lexon në formë të kurioziteteve.

Shembuj të tillë has rëndom në faqë të ndryshme të rrjeteve sociale, të cilat shpërndajnë informacione mbi historinë, kulturën, gjeografinë e vendeve anëmbanë botës. Një shembull të till e hasëm dhe në një faqë majft të ndjekur në Facebook të quajtur ‘Interesting Facts’.

Faqja ka formë të rregullt postimi shpërndarjen e fakteve interesante mbi vende të ndryshme nga bota, në kuadër të informimit në formën e kuriozitetit.

Për lexuesin e thjesht, i cili nuk i ka ‘radarët e ndezur’ e shpeshherë, as nuk ndjen nevojën të ketë të tillë tek lundron në rrjete sociale, ai bëhet preja përfekte e dezinformatave.

Postimi në Facebook i cili përmban disa dezinformata në lidhje me Serbinë.

Nëse shkojmë në brendësi të përmbajtjes, mund të shohim që në disa pika të ndryshme, manipulohet shumë.

Në pikën 2 shkruhet: Beogradi, kryeqyteti i Serbisë, është një nga qytetet më të vjetra në Evropë, me një histori që daton mbi 7000 vjet.

Është e vërtetë që Beogradi është një nga qytetet më të vjetër në Evropë, por ajo që nuk thuhet, është se vjetërsia e Beogradit nuk do të thotë se serbët janë aq të vjetër në Beograd. Ato erdhën në Beograd vetëm në vitin 520 dhe u bë kryeqytet i tyre vetëm në vitin 1284, kur u vendos si i tillë nga mbreti serb Stefan Dragutin. Pra, një qytet që shpreh ‘faktin interesant’ rreth serbëve, nga 7000 vite ekzistence, vetëm në 1500 vitet e fundit është banuar nga të tillë dhe vetëm para 740 vitesh është drejtuar nga ato.

Lexo më shumë  Vuçiq rrëzon alibinë: - Nuk e njeh Kosovën që të fitojë Rusia në Ukrainë!

Në pikën 5 thuhet: Shteti është shtëpia e disa nga manastiret më mahnitëse mesjetare, shumë prej të cilave janë vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si Manastiri i Studenicës dhe Manastiri i Deçanit.

Është një informacion thjeshtë i verifikueshëm që Manastiri i Deçanit nuk ndodhet në Serbi, por në Kosovë.

Postimi shoqërohet me një foto që pretendon se Kosova nuk është një shtet i pavarur, por kufiri Kosovë-Serbi përvijohet me një vije të ndërprerë (a thua se Kosova është një rajon autonom dhe jo një republikë e pavarur).

Lexo më shumë  Arrestohet ministri i Sigurimit i BeH, aleati i ngushtë i Dodikut

Edhe pse është veç një faqe e thjeshtë në rrjetin social Facebook, duket që i bën i një shërbim serbëve dhe me gjasë ka një shpërblim ai që e bën.

Shqiptarët janë përtacë ta kundërshtojnë gënjeshtren, e si pasojë serbët kanë pasur sukses në historinë e tyre, prandaj edhe quhen ‘Populli i prodhimit të rrenave’.

Gënjeshtrat e tyre kalojnë në perëndim, të pakundërshtuara. Qytetari perëndimor nuk mund të kontrollojë çdo informacion që i vjen, aq më pak informacione që nuk janë të urgjencës së tyre parësore.

Shembuj të tillë në rrjetet sociale mund të gjeni pafund. Mund të duken të padëmshëm, por shpeshherë postime të tillë bëhen mjet informues për qytetarë të zakonshëm që janë aty thjesht për kuriozitetet rreth botës, historisë e qytetërimeve, e në rastë të tillë, bëhen mjet dezinformues, duke i shërbyer mjaft mirë luftës hibride, në këtë rast në shërbim të ‘Botës Serbe’.

YouTube player