Lajme

Serbët në Graçanicë dalin në protestë

Banorët e Graçanicës, një nga gjashtë komunat e banuara me shumicë serbe në jug të Ibrit, po protestojnë në shenjë solidariteti me serbët në veri të Kosovës.

Të pranishëm në protestë janë kryesisht punonjës të institucioneve që punojnë sipas sistemit serb, por edhe në komunat që punojnë sipas sistemit të Kosovës, raporton Radio Evropa e Lirë.

Lexo më shumë  Banorët thyejnë makineritë e kompanisë që do të ndërtojë resortin në Baks-Rrjoll në tokat e tyre

Policia ka njoftuar se duke nisur nga ora 11:30 do të jetë e bllokuar rruga Prishtinë-Gjilan, kah Graçanica, deri në përfundim të protestës.

Në veri të Kosovës po mbahen protesta në tri komuna. Është dita e gjashtë e protestave kundër ushtrimit të detyrës së kryetarëve të rinj brenda objekteve komunale./REL

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Sa herë që Aleksandar Vuçiqi është i izoluar, Edi Rama është i gatshëm t’i dalë në ndihmë (madje edhe në dëm të Kosovës)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *