Lajme

Serbët në Ballkan, fatkeqësisht, kanë aftësinë për të bërë sërish luftën dhe paqen

Shkruan Sebastian Zonja

Shkruante një publicist përpara pak ditësh, të cilin e lexoj më ëndje se është edhe këshilltar politikanësh, se duhej të imagjinonim nga takimi në Beograd i Ramës, sikur aty të ishte edhe zv. kryeministri maqedonas që është shqiptar, edhe kryeministri i Kosovës që është shqiptar.

Me logjikën e publicistit, e kemi braktisur ne Ramën në Beograd. Duhet thënë se askush nuk mund të jetë kundër fqinjësisë së mirë në Ballkan, as kundër bashkëpunimeve që sjellin fryte për shoqëritë në Ballkan, por duhet të jemi kundër mentalitetit raja që kanë kësi publicistësh.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Edhe në hamendësime, ky publicist, si shumë të tjerë andej nga Kosova, i organizojnë takimet e rëndësishme në Beograd.

Çfarë mund të them! Fuqia e mendjes dhe dinjiteti nuk blihen në pazar, sa mund të rregullohet forma e kokës se s’ka ditur të të mbajë nëna kur ke qenë foshnje.

E thënë me pak fjalë – Serbët në Ballkan, fatkeqësisht, kanë aftësinë për të bërë sërish luftën dhe paqen. Rusët duan të hedhin në erë Marrëveshjen e Daytonit, 1995, ndërsa ne duam që të hedhim në erë marrëdhënien Shqipëri – Kosovë me Edi Ramën lider të Ballkanit dhe Sali Berishën, liderin që ka takuar të gjithë presidentët amerikanë.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Jam tejet i keqardhur të shoh se Partia te e cila ka milituar më shumë se gjysma e popullit shqiptar për të rrëzuar terrorin e kuq komunist serbomadh tenton të kthehet në një organizatë si Hizbullahu.

Edhe Berisha, kur t’ia bllokojnë Perëndimin, takimet e rëndësishme do t’i organizojë në Beograd.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *