BotaKryesore

Serbët e arrestuar në posedim të emblemave të UÇK-së, flet prokurori i rastit

Tre shtetasit serbë që mbrëmë u hasën me disa emblema të UÇK-së dhe u arrestuan nga Policia e Kosovës, janë deklaruar si koleksionues të tyre.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com prokurori special që po heton këtë çështje, Haki Geci.

“Ata kanë deklaruar se i kanë blerë sepse janë koleksionues të tyre, ata i kanë blerë në qendrën tregtare në “Arbëri” dhe jam në pritje të rezultateve të intervistave”, tha Geci për KALLXO.com.

Lexo më shumë  Ukraina do të prodhojë dronë në Gjermani në sasi industriale

KALLXO.com raportoi se tre serbët, sipas burimeve, kanë vendbanim të përhershëm në Serbi dhe u hasën mbrëmë në lagjen “Dragodan” të Prishtinës në një rrugë e cila dërgon te disa qendra tregtare të zonës.

Sipas këtyre burimeve, në makinën e tyre janë gjetur më pak se 10 emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prokurori Geci konfirmoi se ata aktualisht janë duke u intervistuar dhe është në pritje të rezultateve të intervistës.

Lexo më shumë  Ikja që po zbraz vendin/ Emigracioni prek 37% të familjeve në Shqipëri

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *