Serbët djegin veturat me targa të Kosovës
Qytetarët serbë në veri të Mitrovicës kanë djegur të paktën dy vetura gjatë aksionit të Policisë së Kosovës.
E bazuar në fotot e KOHËS, të paktën njëa prej tyre shihet se ka pasur targa të Kosovës.
Në veri të vendit, ende qarkullohet me targa që lëshon Serbia.

Sot në veri të vendet, por edhe në qytete të tjera të Kosovës ka nisur aksion i gjerë kundër mallrave të kontrabanduara. Aksioni në veri ka hasur në rezistencë të serbëve, të cilët edhe kanë sulmuar policët me gurë.