Opinion/Aktualitet

Serat e dëmtuara nga ngricat! Lajmërohet valë inflacioni, verë e “acartë” në çmime

Serat e sapombjella me domate, kastravecë dhe patëllxhanë në zonat më prodhuese të vendit lajmërojnë për një verë të “acartë” në çmime.

Rënia e sipërfaqeve të mbjella në sera dhe në fushë, për shkak të çmimeve të larta të inputeve bujqësore të kombinuara me ndikimet klimatike (përmbytjet e nëntorit) dhe ngricat e fundit, duket se do të sjellin më pak prodhime vendase në treg e për rrjedhojë, çmime më të larta.

Përvoja ka treguar se çmimet në tregun vendas pësojnë luhatje të fortë në varësi të furnizimeve nga prodhimet vendase dhe çmimet e tyre. Në 10 vitet e fundit ka plot shembuj ku rënia e sipërfaqeve të mbjella është reflektuar me çmime të larta.

Shporta e konsumit të familjeve shqiptare ka aq shumë varësi nga ushqimet, sidomos frutat dhe perimet, sa luhatjet në çmimin e një artikulli të vetëm mund të çekuilibrojë një nga treguesit më të rëndësishëm makroekonomikë, inflacionin. Sipas INSTAT, grupi “ushqime, pije joalkoolike dhe duhan” zë 42% të totalit të shpenzimeve në një familje, nga 13% që është mesatarja europiane dhe 30-35% në vendet e tjera të rajonit.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Brishtësia e prodhimit vendas në disa kultura sidomos frutat dhe zarzavatet shënon goditje ekstrem në nivelin e përgjithshëm të çmimeve.

Për shembull në vitin 2019, zona e Korçës mbolli më pak patate për arsye se një vit më parë, fermerët nuk kishin arritur të shisnin prodhimet e tyre, duke akumuluar humbje, teksa prodhimet u kalbën. Si rrjedhojë duke menduar se situata do të përsëritej me 2019 fermerët braktisën kulturën e patates, duke bërë që çmimi i saj në tregje të dyfishohej në një vit.

Duke qenë se patatja bashkë me qepën konsumohen gjerësisht, ajo ndikoi në rritjen e inflacionit gjatë vitit 2019. Në janarin e vitit 2019, çmimi i perimeve dhe zavratëve u rrit me 36%, si pasojë e mungesës së furnizimit me qepë, patate dhe presh. Një kilogram nga këta artikuj kushtoi 120 lekë, gati dyfishin në raport me vitin 2018.

Fermerët në zonat prodhuese të vendit lajmërojnë një verë të acartë në çmime. Mariglen Ziu nga Kutallia e Beratit dje ne mëngjes gjeti të gjitha bimët e kalbura nga ngricat (shih foton bashkëngjitur). Një fidan domate ka kushtuar 25 lekë. Ferma duhet të rimbjellë, por ndërkohë kjo do të krijojë vonesa në sezonin e prodhimit e për rrjedhojë çmime të larta. Në ketë situatë janë të gjithë fermerët e serave.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Në Shqipëri, çmimet e ushqimeve përbëjnë më shumë se 70% të inflacionit, ndërsa brenda shportës dominojnë prodhimet vendase të fushës.

Fermerët shqiptare të paorientuar me nevojat e tregut dhe çmimet, përveçse në shumë raste ekspozohen ndaj humbjeve të mëdha krijojnë edhe probleme në furnizimin normal të tregut me prodhime të vendit.

Ekspertët e bujqësisë këshillojnë se, qeveria duhet të jetë më orientuese ndaj prodhimit bujqësor me nevojat që ka tregu dhe konsumatorët duhet të nxiten të konsumojnë prodhim vendas në vend të konsumojnë mollë maqedonase ose italiane, kur prodhimi vendas kalbet në fushë./MONITOR

YouTube player