BotaKryesore

Separatisti Dodik u përpoq të ndërhyjë në votimin e “rezolutës amerikano-shqiptare” kundër Rusisë

Anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik krijoi një precedent skandaloz në politikë kur u përpoq të ndërhynte në Kombet e Bashkuara (OKB) përmes një vendi tjetër – Misionit të Federatës Ruse.

Sipas disa mediave këtë e konfirmon një letër e ambasadorit rus në OKB, Vassily Nebenzi, i cili më 28 shkurt ia përcjell letrën e Dodikut Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, në të cilën ai deklaronte se “Bosnja dhe Hercegovina është neutrale për konfliktin në Ukrainë”.

Lexo më shumë  Flamuri bashkon shqiptarët, qytetarët e Kosovës rezervojnë në Shqipëri për festat e nëntorit

Ai githashtu përfitoi nga rasti për të kritikuar ambasadorin e BeH, Sven Alkalaj.

“Për sa i përket situatës në Ukrainë, theksoj se ambasadori i BeH në OKB, Sven Alkalaj bën thirrje për një lëvizje personale, të njëanshme dhe të paautorizuar në deklaratën se BeH do të jetë bashkësponsorizuese i rezolutës amerikano-shqiptare që dënon veprimet e Rusisë kundër Ukrainës”, citohet të ketë shkruar Dodiku në fillim të letrës.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Ai ka shkruar më tej se “për shkak të qëndrimit të prerë të Republika Srpska, institucionet përkatëse të BeH-së përgjegjëse për politikën e jashtme, nuk kanë mbajtur asnjë qëndrim unanim për ngjarjet në Ukrainën lindore në drejtim të dënimit të Rusisë”.

“Bosnja dhe Hercegovina duhet të jetë e paanshme dhe neutrale dhe të mos mbështesë asnjë palë në këtë konflikt, por të mbështesë paqen dhe zgjidhjen paqësore në këtë situatë”, ka shkruar Dodik.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *