Bota

Separatistët thonë se po ikin nga Ushtria e Ukrainës

Kreu i shteteve separatiste të përkrahura nga Rusia në Ukrainë ka njoftuar për evakuim të qytetarëve në atë që po konsiderohet si pjesë e planit për të nxitur ndërhyrjen ruse në Ukrainë.

Denis Pushilin, kreu i Republikës së vetëshpallur të Donetskut, ka njoftuar se beson që Ukraina po planifikonte sulm ndaj shtetit separatist dhe se do të nisë një evakuim masiv i qytetarëve drejt Rusisë të premten. Republika Popullore e Luhanskut që po ashtu përkrahet nga Rusia, ka njoftuar për plane të njëjta.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Nuk ka shenja që Ukraina po planifikon ofensivë në juglindje të Ukrainës, aty ku trupat ushtarake kanë qëndruar qe një kohë të gjatë. Rusia ka lëvizur rreth 150 mijë trupa në kufi dhe nga Perëndimi po thuhet se po kërkon pretekst për të nisur intervenimin.

Pushilin ka thënë se beson që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, po planifikon ofensivën dhe se ushtria do të shkatërrojë qytetet e zonave të përkrahura nga Rusia.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Ukraina i ka demantuar menjëherë deklarimet e Pushilinit dhe të mediave të përkrahura nga Rusia se ushtria e Ukrainës tashmë i ka vendosur caqet për t’i sulmuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *