Senatorët amerikanë thonë “JO” Trumpit: SHBA nuk largohet nga NATO-ja!
Bashkëkryesuesit e Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senatin amerikan, senatorja Jeanne Shaheen dhe senator Thom Tillis, i kanë bërë të qarta kufijtë ndaj një ideje të presidentit Donald Trump për të tërhequr SHBA-në nga NATO.
Ata thanë se Kongresi nuk do të lejojë një vendim të tillë dhe se aleanca është më e fuqishme dhe më e suksesshme në histori.
Senatorët kujtuan se NATO-ja ka siguruar mbështetje për SHBA-në në shumë raste, përfshirë pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe në luftën në Afganistan.
Ata shtuan se amerikanët janë më të sigurt kur aleanca është e bashkuar dhe e fortë.
Reagime mbështetëse erdhën edhe nga senatorë të tjerë, si Chris Coons dhe Mitch McConnell, të cilët riafirmuan se çdo vendim për tërheqje nga NATO-ja kërkon mbështetjen e dy të tretave të Senatit.
Ndërkohë, mediat raportuan se Spanja dhe Italia nuk kanë lejuar përdorimin e bazave të tyre ajrore për operacione të mundshme ushtarake amerikane në Iran, gjë që mund të ketë nxitur shqetësimet e presidentit.
Rruga Press

