Bota

Senatorët amerikanë me iniciativë ligjore për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor

Senatorët amerikanë, Chris Van Hollen, Jeanne Shaheen dhe Roger Wicker, kanë nisur një iniciativë në përpilimin e një legjislacioni për shtete e Ballkanit Perëndimor.

Në njoftimin e publikuar më 4 gusht në uebfaqen zyrtare të senatorit demokrat, Chris Van Hollen, thuhet se legjislacioni do të përfshijë zhvillimin ekonomik nëpërmjet iniciativave për infrastrukturën, tregtinë dhe luftën ndaj korrupsionit.

Legjislacioni, i quajtur “Akti i Demokracisë dhe Prosperitetit të Ballkanit Perëndimor”, thuhet se përmban edhe kodifikimin e sanksioneve, me qëllim të pengimit të aktiviteteve destabilizuese.

Në njoftimin e senatorëve dypartiakë, thuhet se rritja e partneritetit me Ballkanin Perëndimor “do të lejojë ndërtimin mbi ketë dhe nxitjen e bashkëpunimit të ri ekonomik mes kombeve”.

Lexo më shumë  ‘Dexit’? E djathta ekstreme, AfD do që Gjermania të dalë nga BE

“Në mes të luftës së paprovokuar të Rusisë në Ukrainë dhe ambicieve të qarta të Putinit për të përhapur ndikim keqdashës në të gjithë Evropën Lindore, marrëdhënia e Shteteve të Bashkuara me Ballkanin Perëndimor është thelbësore. Kjo është arsyeja pse jam krenare që prezantoj legjislacionin e ri dypartiak që forcon tregtinë dhe investimet mes SHBA-së dhe Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që çrrënjos korrupsionin lokal dhe kodifikon sanksionet kundër aktorëve destabilizues”, ka deklaruar senatorja e demokrate Shaheen, duke shtuar se këto veprime hapin rrugën drejt integrimit më të gjerë euroatlantik.

Sipas senatores amerikane, vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë çdo mjet të mundshëm për të ndërtuar demokraci të qëndrueshme.

Senatori republikan, Roger Wicker, tha se Ballkani është vend me trashëgimi të pasur, me ç’rast zë pozitë të rëndësishme në çështjet evropiane.

“Ky projektligj do të dërgonte një sinjal të fortë dypartiak se SHBA-ja është e përkushtuar për të mbështetur diplomacinë në rajon”, tha ai.

Senatori mbështetës i iniciativës, Dick Durbin, u shpreh se derisa lufta në Ukrainë po vazhdon, nuk duhet harruar triumfi i paqes në Ballkan, “që pësoi dhunë të tmerrshme pas shpërbërjes së Jugosllavisë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *