Bota

Senati pro hetimit të Bolsonaros për krime kundër njerëzimit

Komiteti hetues i Senatit të Brazilit ka miratuar raportin që bën thirrje për hetimin e presidentit Jair Bolsonaro në lidhje me nëntë akuza që kanë të bëjnë me mënyrën e tij të menaxhimit të situatës me pandeminë, përfshirë edhe akuzat për krime kundër njerëzimit.

Në raportin që është përgatitur në 6 muajt e fundit, thuhej se së paku 77 zyrtarë dhe dy kompani kanë kryer krime gjatë pandemisë.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Në raport është përsëritur thirrja për hetime, të cilat mund ta nxisin shkarkimin e Bolsonaros nën akuzat për gjenocid dhe vrasje.

Në raportin përfundimtar janë përfshirë edhe 10 zyrtarë të tjerë që duhet të hetohen për krime kundër njerëzimit.

Në mesin e zyrtarëve është edhe Wilson Lima, udhëheqës i pjesës së Amazonës.

Nga mungesa e madhe e oksigjenit, qindra njerëz vdiqën nga asfiksia në fillim të vitit 2021.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Qeveria e tij është duke u hetuar edhe për korrupsion në lidhje me blerjen e pajisjeve mjekësore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *