Lajme

Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike: Mbyllja e Akademisë është një vendim politik që godet shkencën e albanologjisë në Shqipëri

AKADEMIA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE

DEKLARATË PËR SHTYP

Tiranë, më 31 maj 2023

Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike i mbledhur urgjentisht pas deklaratës publike të ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, për miratimin e projektvendimit për mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike, shpall:

Është plotësisht kundër këtij vendimi të Këshillit të Ministrave;

Lexo më shumë  Kryetari i nëndegës së LDK-së në Zhur të Prizrenit, me bashkëpunëtor kalojnë në LVV, mirëpriten nga Kurti

Është një vendim politik që godet shkencën e albanologjisë në Shqipëri;

Është hartuar pa konsultime dhe pa transparencë.

Akademia e Studimeve Albanologjike do të vazhdojë misionin e saj për mbrojtjen e lirisë akademike duke përdorur të gjithë instrumentet ligjore të një shteti demokratik.

ASA u shpreh mirënjohjen qindra mijra qytetarëve, institucioneve kërkimore shkencore brenda dhe jashtë vendit, partnerëve tanë, aktivistëve dhe mediave që i dhanë jehonë këtij akti të paprecedent dhe të ndërmarrë në limitin e kohës.

Lexo më shumë  Rezultat i ngushtë në Lezhë, PS në avantazh me vetëm 1.7%

#liriaakademikeasa

Akademia e Studimeve Albanologjike- faqe zyrtare📚🇦🇱

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqhrenfrdeit