Bota

Senati amerikan miraton projektligjin “gjigant” prej 1.2 trilion dollarësh

Senati me 69 vota pro dhe 30 kundër miratoi të martën projekligjin dypartiak mbi infrastrukturën me një vlerë prej 1 trilion dollarësh. Paketa përfshin rreth 550 miliardë dollarë në shpenzime të reja që do të përdorën për ndërtimin e rrugëve, sistemeve ujore dhe përmirësimin e qasjes në internet me shpejtësi të lartë.

Votimi i së martës vjen pas negociatash të gjera mes një grupi ligjvënësish demokratë e republikanë.

Megjithatë ka nga ata ligjvënës në të dyja krahët që e kundërshtojnë projekligjin. Disa demokratë thonë se ai nuk shkon aq larg sa të plotësojë nevojat e vendit, ndërsa ka republikanë që kundërshtojnë fushëveprimin dhe koston financiare të tij.

Pavarësisht kundërshtive paketa mori mbështetjen e 69 senatorëve. Projekligji tani shkon në Dhomën e Përfaqësuesve, ku ligjvënësit pritet ta shqyrtojnë atë në muajin shtator.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

“Kjo do t’i sjellë shumë të mira Amerikës dhe Senati mund të jetë krenar për miratimin e tij”, tha të hënën udhëheqësi i shumicës së Senatit demokrati Chuck Schumer.

Senatori republikan Rob Portman, i cili është përfshirë në negociatat dypalëshe, e quajti paketën “më të madhen në historinë e vendit”.

“Pas disa dekadash mosveprimi, ne më në fund do të ofrojmë një infrastrukturë të sigurt, të besueshme e moderne, për të cilën ekonomia jonë dhe vendi ynë kanë kaq shumë nevojë”, shkruante në një postim në twiter zoti Portman të hënën vonë në mbrëmje.

Zoti Schumer tha se pas votimit të projektligjit mbi infrastrukturës, Senati do ta kthejë vëmendjen tek një plan 10-vjeçar, prej 3.5 trilionë dollarësh, që përfshin çështje të tilla edukimi parashkollor papagesë, kolegji falas si dhe që parashikon fonde për strehimin e përballueshëm e programe mbi energjinë e pastër.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Kjo paketë më një faturë të madhe financiare gëzon mbështetjen e demokratëve në Senat, por jo të republikanëve. Por demokratët ka të ngjarë të ndjekin për miratimin e tij një procedurë të veçantë parlamentare, që do të bënte të mundur që projektligji të miratohej me një shumicë të thjeshtë, duke shmangur taktikat bllokuese. Debati mbi planin prej 3.5 trilionë dollarësh pritet të vazhdojë për disa muaj. /VOA/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *