KryesoreLajme

Selimi pas kërcënimit me bombë: Nuk duhet të shihet si rast i izoluar. Serbia synon ta mbajë Kosovën në krizë të vazhdueshme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, ka thënë se kërcënimi me bombë në Kuvend nuk duhet të shihet si rast i izoluar.

Siç ka thënë ajo, institucionet janë në shënjestër jo vetëm të akterëve brenda, por edhe të një strategjie të Serbisë që ta mbajë Kosovën në krizë.

Lexo më shumë  Gjermania vendos në funksion mburojën kundër raketave balistike

“Kërcënimi i fundit me bombë në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk duhet të shihet si një rast i izoluar. Ky kërcënim vie në një kohë të acaruar e të tensionuar gjithandej. Institucionet tona janë në shënjestër jo vetëm nga individ apo mbetje të strukturave ilegale brenda vendit që nuk e duan stabilitetin institucional, por edhe nga një strategji më e gjerë e Serbisë për të mbajtur Kosovën në krizë të vazhdueshme”, ka shkruar ajo në Facebook.

Lexo më shumë  Lufta kundër korrupsionit, BE-ja miraton ligjin bazë

Rruga Press

YouTube player