Lajme

Selektori serb dhe miqësia e tij e dikurshme me Arkanin – lidhja e Serbisë mes sportit dhe krimit

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka bërë ndërlidhjen e sportit me krimin serb dhe fytyrën e vërtetë të Serbisë.

Në një postim të Facebook, Musliu ka thënë se pjesëmarrja e Serbisë në Kampionatin Botëror në Futboll, “Katar 2022”, hapi debatin e vetëm – zbulimin e vërtetë të fytyrës së Serbisë kriminale. Asgjë sportive. Asgjë fisnike.

Sipas tij mungesa e rezultateve sportive, duke u renditur ndër përfaqësueset më të dobëta, e bëri Serbinë dhe aparatin shtetëror e kriminal të tyre, që ta humbasin vëmendjen nga dështimi, ta rrisin nacionalizmin e shovinizmin serbomadh.

“Sporti serb, dhe veçmas futbolli, është i mbuluar me skandale. Nën fanellat e futbollistëve të tyre, fshihen krimet e luftës, kontrabandistët e drogës, ata të cigareve dhe për fat të keq edhe ndonjë prift i Kishës Ortodokse Serbe.

Kampionati Botëror “Qatar 2022”, Serbinë e renditi, nga fundi, të tretën. Po, serbët janë vërtetë të parët në kriminalitet”, ka shkruar Musliu.

Musliu ka publikuar edhe një fotografi të vjetër ku shihet selektori i Serbisë, Dragan Stojkoviq me kriminelin Zhelko Razhnatoviq i njohur me nofkën Arkani.

Arkani ishte një kriminel serb dhe komandant i një force paramilitare gjatë luftërave në Jugosllavi , të quajtur Garda e Vullnetarëve Serbë. Njësiti i Arkanit kishte kryer krime lufte edhe në Kosovë. Arkani deri në vdekjen e tij ishte një nga kriminalët më të fuqishëm të Ballkanit. Ai u vra në janar 2000 para se gjyqi i tij mund të mbahej.

Kujtojmë se selektori serb, Stojkoviq, shau shqiptarët derisa festonte golin e dytë që e shënoi Serbia në ndeshjen kundër Zvicrës.

Postimi i plotë i Musliut:

𝐒𝐏𝐎𝐑𝐓𝐈 𝐃𝐇𝐄 𝐊𝐑𝐈𝐌𝐈 – 𝐒𝐄𝐑𝐁𝐈𝐀 𝐄 𝐕𝐄̈𝐑𝐓𝐄𝐓𝐄̈
(Hulumtim me OSINT)

Pjesëmarrja e Serbisë në Kampionatin Botëror në Futboll, “𝐐𝐚𝐭𝐚𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟐”, hapi debatin e vetëm – zbulimin e vërtetë të fytyrës së Serbisë kriminale. Asgjë sportive. Asgje fisnike.
Mungesa e rezultateve sportive, duke u renditur ndër përfaqësueset më të dobëta, e bëri Serbinë dhe aparatin shtetëror e kriminal të tyre, që ta humbasin vëmendjen nga dështimi, ta rrisin nacionalizmin e shovinizmin serbomadh.

Zaten, mbi rezultate eventuale, ata sportin e kanë shfrytëzuar në radhë të parë për kriminalitet, e më pas edhe për propagandë nacionale. Prandaj, edhe efekti është i njëjti – më së paku rezultat sportive, e shumë pluhur për nacionalizmin, që i vie era krim.

Si “patericë” e Rusisë, 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐚𝐭𝐚𝐫 𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐨𝐢 𝐟𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐧 𝐫𝐮𝐬, pavarësisht se shteti i Putinit u sanksionua dhe iu mohua e drejta e pjesëmarrjes në këtë ngjarje botërore.
Me këtë, serbët dërguan mesazhin se e mbështesin agresionin rus. Pra, përveç se nuk i bashkëngjiten botës për t’i vënë sanksione Rusisë, ata e përkrahin atë. E kanë përkrahur dhe e përkrahin edhe me vullnetarë.

Në ndeshjen e parë, me humbje nga Brazili, serbët nxorën një flamur serb, në formë të hartës së Kosovës, nga zhveshtorja e stadiumit në Katar. Kjo do t’i entuziazmonte serbët e mpirë nga humbja e balerinëve brazilianë.

Selektori i tyre, 𝐃𝐫𝐚𝐠𝐚𝐧 𝐒𝐭𝐨𝐣𝐤𝐨𝐯𝐢𝐪, 𝐢𝐬𝐡-𝐦𝐢𝐤𝐮 𝐢 𝐤𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧𝐞𝐥𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐬 𝐙𝐡𝐞𝐥𝐤𝐨 𝐑𝐚𝐳𝐡𝐧𝐣𝐚𝐭𝐨𝐯𝐢𝐪 – 𝐀𝐫𝐤𝐚𝐧, kot u përpoq që ta shante nën shqiptare. I mbetën fjalët pezull, duke u kthyer në Serbi, kurse të bijtë e nënave shqiptare, 𝐒𝐡𝐚𝐪𝐢𝐫𝐢 𝐞 𝐗𝐡𝐚𝐤𝐚 𝐮𝐚 𝐩𝐫𝐞𝐧𝐞̈ 𝐛𝐢𝐥𝐞𝐭𝐞̈𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐁𝐞𝐨𝐠𝐫𝐚𝐝. Vëllezërit tanë fisnikë, me kokën lart ngelën në Katar. Serbët u kthyen të turpëruar, duke iu mbetur në fyt kënga “Ubij, ubij, shiptara”.

Ndonjë media serbe, pak nga ato që kanë ngelur pa u ngulfatur nga Vuçiqi, shënuan ndonjë shkrim për këtë turp. Madje, disa nga to, zbuluan lidhjet e futbollistëve serbë me krimin – drogën.

“Futbollistët serbë në mbretërinë e drogës…”, ishte një nga titujt e media serbe. Bëhet fjalë për futbollistët Dushan Petkoviq, Predrag Stankoviq dhe Draga C. (i cili u dënua në Gjermani për kontrabandë me drogë).

Pa pasur mundësinë e hulumtimit të mirëfilltë, por duke përdorur vetëm metodat e inteligjencës së burimeve të hapura (OSINT), një studiues vëren lehtë lidhjet e vazhdueshme të sportit serb me politikën, krimin dhe shërbimet sekrete kriminale serbe.

I pari, natyrshëm është klubi i tyre i zemrës – çerdhja e kriminalitetit “𝐂𝐫𝐯𝐞𝐧𝐚 𝐙𝐯𝐞𝐳𝐝𝐚”.

Vet 𝐕𝐮𝐜̧𝐢𝐪𝐢 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐫𝐚𝐡𝐞̈𝐬𝐢 𝐢 𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐢 𝐦𝐚𝐝𝐡. Dhe kjo ka histori. Historia është e moçme, së paku 50-vjeme. Por, kulminacioni u arrit, kur Zvezdën dhe tifozët e saj i udhëhoqi 𝐀𝐫𝐤𝐚𝐧𝐢, 𝐤𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧𝐞𝐥𝐢 𝐦𝐞̈ 𝐢 𝐦𝐚𝐝𝐡 𝐨𝐩𝐞𝐫𝐚𝐭𝐢𝐯 𝐬𝐞𝐫𝐛. Vrasësi i madh serb, ishte kryetifozi i klubit të madh serb. Por, jo vetëm kaq. Arkani u bë edhe lider i Zvezdës në vitet e ’90-ta. Më pas edhe drejtor i klubit tjetër OFK Beograd. Nga Zvezda dolën paramilitarë të tjerë luftë, pjesëtarë të “𝐁𝐞𝐫𝐞𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐮𝐪𝐞”.

Megjithëse Arkanin në fund e vranë, aty qarkulluan klriminelë të tjerë vrasës, të kontrolluar nga kreu i shtetit. 𝐒𝐢 𝐝𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐌𝐈𝐥𝐥𝐨𝐬𝐡𝐞𝐯𝐢𝐪𝐢, 𝐕𝐮𝐜̧𝐢𝐪𝐢 në Zvezdë e kishte kriminelin e njohur si Belivuk, që kishte bluar në “maqinë mishi” viktimat e tij për t’ua humbur gjurmët.

Por, Zvezda vazhdoi të mbetet edhe më tej edhe pjesë e shërbimit sekret serb – sot e BIA-s.

Njëri nga udhëheqësit e shërbimit serb të inteligjencës, është edhe anëtar i kryesisë së këtij klubi kriminalpo-sportiv. Bëhet fjalë për serbin që dikur ka jetuar shkurt në Prishtinë, 𝐁𝐨𝐣𝐚𝐧 𝐃𝐢𝐦𝐢𝐪𝐢𝐧.
Ky kriminel, përveç se është bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit të veriut të Kosovës, 𝐌𝐢𝐥𝐚𝐧 𝐑𝐚𝐝𝐨𝐢𝐜̧𝐢𝐪, është “asi” i Vuçiqit në raport me serbët e padëgjueshëm në Kosovë. Ai është në procedura gjyqësore edhe me Rada Trajkoviqin, e cila e kundërshton hapur regjimin e Vuuçiqit dhe të Listës Serbe në Kosovë.

Sporti serb, dhe veçmas futbolli, është i mbuluar me skandale. Nën fanellat e futbolistëve të tyre, fshihen krimet e luftës, kontrabandistët e drogës, ata të cigareve dhe për fat të keq edhe ndonjë prift i Kishës Ortodokse Serbe.

Kampionati Botëror “Qatar 2022”, Serbinë e renditi, nga fundi, të tretën. Po, serbët janë vërtetë të parët në kriminalitet.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ministrja Nagavci viziton Kolegjin IBCM dhe kampusin universitar në veri të Mitrovicës
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *