Lajme

Sela: Zaev shkeli mbi gjakun tim!

Ziadin Sela, për ngjarjet e 27 prillit 2017, tha se ish kryeministri Zoran Zaev ka shkelur mbi gjakun e tij ndërsa ajo që tani ASH është në opozitë, është vendim i tij.

“Vendimi i ASH-së dhe VMRO-DPMNE-së të jenë në opozitë në fakt ishte vendim i vet Zaevit, ai ishte personi i parë që shkeli mbi gjakun tim”, tha Sela në emisionin “win-win”, duke shtuar se partia e tij është kundër heqjes së Qeverisë teknike sepse siç thotë, Qeveria teknike nuk e ka kryer punën e saj që të hiqet tërësisht.

Lexo më shumë  Partia Social-demokrate e Austrisë ofron mbështetje të fuqishme për Vetëvendosjen në zgjedhjet e 9 shkurtit

Ai thotë se nuk planifikon përjetësisht të jetë kryetar i ASH-së.

“Për mua mendimi i anëtarësisë së ASH-së është shumë e rëndësishme dhe nuk dua me çdo çmim të jem kryetar i partisë. Unë nuk ikë nga përgjegjësia dhe nuk kam krijuar parti nga zero. Nuk planifikoj të jem përjetësisht lider partie. Edhe në statutin e partisë është e qartë se kryetar mund të jesh vetëm dy mandate, më pas duhet të ikësh”, thotë Sela.

Lexo më shumë  Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *