Lajme

Sela flet për dorëheqjen nga posti i kryetarit të ASH-së pas rezultatit në zgjedhjet lokale

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në emisionin “Rruga Drejt”, i pyetur nëse do të japë dorëheqje pas rezultateve në zgjedhjet lokale, ka thënë se tani për tani janë ende në zgjedhje duke qenë se Dibra shkon në rrethin e dytë, dhe se në momentin që do të mblidhet kuvendi qendror i partisë, do të jetë ai vetë që do ta hap këtë temë.

Lexo më shumë  “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës

Përveç të tjerash, Sela ka thënë se një politikan duhet të japë dorëheqje në momentin që ka diçka nga një pushtet dhe e humbë atë pushtet.

“Zakonisht një politikan duhet të japë dorëheqje në momentin që ka diçka nga një pushtet dhe e humbë atë pushtet. Ne po hyjmë në një kaos total si shoqëri në përgjithësi. Do të isha i lumtur që dorëheqjen time si kryetar partie ta kërkojnë strukturat e partisë. Deri tani nuk e kanë kërkuara”.

“Jemi akoma në zgjedhje e kemi edhe Dibrën. Në Aleancën për Shqiptarët është legjitime që të kerkohet përgjegjësi nga kryetari i partisë, dhe fjala e lirë kurrë nuk është ndaluar. Në momentin që do të mblidhet kuvendi qendror do të ketë pikë të vecantë për t’u hapur tema e kryetarit, se cfarë mendojnë dhe po ashtu edhe të marrin vendim për këtë”, theksoi Sela.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *