Bota

Sekuestrohet ‘thesari’ në jahtin e oligarkut rus në SHBA. Gjendet veza e rrallë Fabergé

 Një nga artikujt më të rrallë dhe më të veçantë është zbuluar në jahtin e një oligarku rus, i cili është futur në listën e zezë nga sanksionet amerikane. Veza e çmuar Faberge u gjet në jahtin me vlerë 300 milionë dollarë. Prokurorët amerikanë që komentuan zbulimin, e kanË quajtur atë si një nga gjërat më interesante deri më sot.

Zëvendësprokurorja e përgjithshme e SHBA Lisa Monaco në një forum të posaçëm kushtuar ngrirjes dhe konfiskimit të aseteve ruse, tha: Ne gjejmë objekte vërtet interesante … fituam një vezë Fabergé në një jaht.

Pa thënë saktësisht se cilit jaht i referohej, Monako tha se anija ishte ankoruar në San Diego pasi lundronte nga Fixhi muajin e kaluar.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Një jaht prej 300 milionë dollarësh, i quajtur Amadea, ka lundruar nga Fixhi në San Diego pas një beteje të ashpër ligjore që përfshin një oligark rus.

“Ne po punojmë me autoritetet e zbatimit të ligjit në mbarë botën për të kryer kontrolle në jahte dhe për të pasur aftësinë për të vazhduar me konfiskimet ,” tha zëvendësprokurori i përgjithshëm i SHBA.

Ai shtoi gjithashtu se nëse veza konsiderohet autentike, atëherë do të thotë se vlera e saj arrin në miliona dollarë.

Historikisht, vezët Fabergé janë konsideruar sinonim i pasurisë dhe luksit. Veza e parë u porosit në 1885 nga Car Aleksandri III , duke dashur t’i jepte si dhuratë surprizë për Pashkë gruas së tij Maria Fyodorovna.

Disa nga bizhuteritë e çmuara Fabergé u humbën ose u vodhën. Fabergé krijoi vetëm 50 vezë për Familjen Perandorake të Rusisë, por jo të gjitha mbijetuan.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *