KryesoreLajme

Sekuestrohen mbi 6.8 tonë drogë në Venezuelë, ministri i Brendshëm: E lidhur me mafien shqiptare në Ekuador

Ministri i Brendshëm i Venezuelës, Diosdado Cabello njoftoi të martën sekuestrimin e një ngarkese masive droge prej 6,850 kilogramësh. “Me këtë rezultat, shteti venezuelian ka arritur në një total prej 7,148 kilogramësh të sekuestruara” vetëm në 13 ditët e para të janarit.

Gjatë fjalimit të tij, Cabello detajoi se “dërgesa kryesore përbëhej nga 238 pako të mëdha, të cilat përmbanin gjithsej 14,280 pako”, shkruajnë mediat në Venezuelë.

Cabello specifikoi se operacioni rezultoi në sekuestrimin e 6,850.41 kilogramëve substanca të paligjshme. Dërgesa përbëhej nga 14,199 pako marijuanë (6,758.66 kg) dhe 81 pako kokainë (91.75 kg).

Lexo më shumë  INSTAT: Zonat e përmbytura në Shqipëri, kontribuojnë në 65% të prodhimit të perimeve në vend

“Kjo është një goditje e madhe ndaj narrativës që thotë se Venezuela lehtëson trafikimin. As kokaina, as marijuanë, as ndonjë drogë që shteti mund ta ndalojë gjatë rrugës nuk do të kalojë këtu”, deklaroi Cabello, duke theksuar se çdo konfiskim përfaqëson “heqjen e një pengese” të strukturës logjistike kriminale.

Cabello deklaroi se operacione janë kryer edhe në Zulia, shumica e të cilave lidhen me sekuestrimin e drogës.

Procedura e parë që ai përmendi ishte arrestimi i tre personave që kishin 75 pako marihuanë dhe 39,450 kilogramë të së njëjtës substancë.

Lexo më shumë  Sallova: Bojkoti nuk mund të bllokojë zgjedhjen e Presidentit, Kushtetuta e ndalon

Operacioni i dytë ishte arrestimi i tre personave të tjerë që posedonin 50 pako dhe 50 kilogramë marihuanë në shtetin e Zulias.

Ai specifikoi se personat e përfshirë në të dyja rastet kanë lidhje me “mafian shqiptare që vepron nga Ekuadori” dhe se ai, si ministër, mban “një luftë të vërtetë kundër trafikut të drogës”.

Cabello shpjegoi se, duke bllokuar rrugët detare dhe ajrore, mafiet detyrohen të përdorin rrugë tokësore ku janë më të prekshme nga mbikëqyrja shtetërore.

YouTube player