Sekuestrohen 675 litra vaj të kontrabanduara nga Serbia
675 litra vaj i kontrabanduar, me origjinë nga Serbia, është sekuestruar në rajonin e Mitrovicës të mërkurën, ka bërë të ditur Dogana e Kosovës.
Sipas njoftimit, njësitet e antikontrabandës kishin identifikuar një automjet të dyshimtë dhe pas ndalimit i ishin gjetur mallrat e kontrabanduar.
Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar.
Ka filluar procedura kundërvajtëse.
Rruga Press