KryesoreLajme

Sekretari Rubio uron 17 vjetorin e pavarësisë: ShBA-të krenare që kanë mbështetur rrugëtimin e Kosovës, nderojmë miqësinë mes popujve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur urimet e tyre më të ngrohta me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në një deklaratë të lëshuar nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ai theksoi rëndësinë e këtij momenti si një mundësi për të reflektuar mbi “qëndrueshmërinë, vendosmërinë dhe aspiratat e popullit të Kosovës.”

Lexo më shumë  Politikani ukrainas Oleksiy Goncharenko: Serbia mund të ndërmarrë veprime agresive në Ballkan

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju shpreh urimet e mia me rastin e 17 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës – një rast për të reflektuar mbi qëndrueshmërinë, vendosmërinë dhe aspiratat e popullit të Kosovës”, thuhet në urimin e sekretarit Rubio.

Ai ka shtuar se siguria dhe zhvillimi ekonomik mbeten thelbësore për prosperitetin e qëndrueshëm të Kosovës.

Lexo më shumë  Dalin pamjet e Erion Veliajt nga kafazi në gjykatë

“Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë një vend sovran, demokratik, multietnik dhe i begatë. Paqja rajonale, siguria dhe zhvillimi ekonomik mbeten thelbësore për prosperitetin e qëndrueshëm të Kosovës. Ndërsa ju festoni pavarësinë tuaj, ne nderojmë miqësinë dhe vlerat e përbashkëta mes njerëzve tanë”, thuhet mes tjerash në urimin e sekretarit amerikan.

YouTube player