KryesoreLajme

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi paraqitet në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme SPAK.

Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme, por mendohet se është thirrur në lidhje me hetimet që po zhvillohen për Inceneratorët.

Kujtojmë se pak kohë më parë emri i tij u përmend edhe në një investigim të medias italiane Rai3, për lidhjet e tij me personazhe të botës së krimit.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Vetë Agaçi pranoi se kishte marrë përsipër çështje të personave të ndryshëm të përfshirë në ngjarje kriminale, por nuk pranoi të kishte lidhje të tjera me ta.

YouTube player