Sekretari amerikan i Shtetit Blinken i kërkon talibanëve të lejojnë evakuimin
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u bëri thirrje talebanëve të lejojnë fluturimet çarter për transportimin e amerikanëve dhe afganëve në rrezik të largohen nga Afganistani.
Aeroplanët e dërguar për të transportuar njerëz jashtë Afganistanit kanë ngecur në Aeroportin Ndërkombëtar Mazar-i-Sharif.
Disa organizatorë të fluturimeve thanë se Departamenti i Shtetit nuk po bënte sa duhet për të lehtësuar largimin e tyre.
Blinken tha se Shtetet e Bashkuara po bënin gjithçka për të nisur fluturimet, por talebanët nuk po i lejonin.
“Ne ua kemi bërë të qartë të gjitha palëve, u kemi bërë të qartë talebanëve se këto avionë duhet të jenë në gjendje të largohen,” tha Blinken në një konferencë shtypi në Gjermani.
Lexo më shumë Pas kritikave të saj për editorialin me Vuçiqin, Edi Rama i hakmerret Donika Gërvallës

