Bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Moska të shpjegojë dërgimin e trupave afër Ukrainës

Zyrtarët amerikanë nuk janë të sigurt se pse presidenti rus Vladimit Putin po grumbullon forcat ushtarake afër kufirit me Ukrainën, por e shohin atw si shembull tjetër të lëvizjeve shqetësuese ushtarake që kërkojnë shpjegimin e Moskës, ka thënë Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

“Do të vazhdojmë t’i thërrasim Rusisë që të veprojë më përgjegjshëm dhe të jetë më transparente në dërgimin e forcave rreth kufirit me Ukrainën”, tha ai. “Nuk jemi të sigurt se çfarë po planifikon saktësisht Putini”.

Lexo më shumë  Estonia thotë se një dron rus goditi një termocentral të saj

Shtoi se shtimi i forcave ruse ka vëmendjen e Pentagonit, shkruan AP.

Trupat ruse afër Ukrainës është një shqetësim më i madh. Ministria e Mbrojtjes ukrainase tha javën e kaluar se rreth 90 mijë trupa ruse ishin stacionuar jo larg kufirit. Rusia nga ana tjetër ka thënë se trupat u dërguan për trajnim, si pjesë e masave për t’i dalë ballë kërcënimeve të sigurisë nga forcat e NATO-s në kufijtë rusë.

Lexo më shumë  Jep dorëheqjen kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *