Lajme

‘Sekondat më të frikshme’/ Qytetarët alarmohen pas tërmetit

Qytetarët në Greqi, Maqedoninë e Veriut, Bullgari dhe në të gjithë Shqipërinë u tronditën mbrëmjen e djeshme nga tërmeti me magnitudë 5.5 gradë të shkallës rihter. Në faqen online të EMSC, qindra qytetarë kanë komentuar atë që ndjenë. Disa shkruan se tërmeti zgjati shumë ndërsa të tjerë raportojnë se dëgjuan zhurma të forta.

Lexo më shumë  Peci ndan nga 50 euro për fëmijët autikë të Mitrovicës

“Mendova se do të vdisja, o Zot, nuk kam përjetuar kurrë një tërmet të tillë”

“Manastiri padyshim e ndjeu, të gjithë fqinjët janë jashtë të tronditur nga lëkundjet e njëpasnjëshme”

‘5 sekondat më të frikshme të jetës time’

‘E frikshme’

“Ishte shumë i fortë. Unë jetoj në katin e 11-të. Ky është tërmeti më i fortë që kam ndjerë në jetë. Unë jam inxhinier tërmetesh.” 

Epiqendra e tërmetit ishte në Follorina të Greqisë, me një distancë prej 121 kilomtetrash larg Elbasanit. Lëkundja që u regjistrua në orën 23:43 më orën lokale (22:43 në Shqipëri) ka shkundur të gjithë vendin tonë, Kosovën, Greqinë, Maqedoninë e Veriut e Bullgarinë.

Lexo më shumë  Misioni i Këshillit të Evropës: Në zgjedhjet në Serbi pati dhunë, presion ndaj votuesve dhe prani të personave të maskuar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *