KryesoreLajme

Seancë solemne, Kuvendi shënon 25 vjetorin e Betejës së Koshares

Sot Kuvendi i Kosovës përmes një seance solemne do të shënojë 25 vjetorin e Betejës së Koshares.

Kujtojmë se në Betejën e Koshares, ranë 114 Dëshmorë të Kombit, prej të cilëve ka të dekoruar me Urdhrin Hero i Kosovës.

Në këtë betejë Ushtria Jugosllave e humbi kontrollin e kufirit Kosovë–Shqipëri, e cila ishte një fitore e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e thyer kufirin dhe duke e mundësuar kalimin e sigurt të armëve dhe vullnetarëve nga Shqipëria për në Kosovë. Beteja e Koshares zgjati nga 9 Prilli deri më 10 Qershor 1999, kur edhe u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës e cila i dha fund Luftës së Kosovës.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Në këtë betejë kishin marrë pjesë edhe vullnetarë ndërkombëtar, shtetas të huaj nga: Italia, Franca etj.

Rruga Press

YouTube player