Bota

Së paku 11 të vrarë pas sulmeve në Burkina Faso

Të paktën 11 civilë janë vrarë nga sulmet në dy fshatra në veri të Burkina Faso të dielën, tha guvernatori rajonal në një deklaratë, bërë publike të martën nga Reuters.

Vrasës të armatosur, të paidentifikuar, shenjëstruan dy komunitetet në provincën Seno, e cila është ndër zonat më të goditura nga grupet xhihadiste, të cilët kanë lidhje me Al Kaedën dhe Shtetin Islamik e që kërkojnë të marrin kontrollin mbi pjesët dikur paqësore të rajonit Sahel të Afrikës Perëndimore.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Në një deklaratë, guvernatori Rodoplhe Sorgho nuk dha detaje mbi sulmet, por u bëri thirrje vendasve të jenë vigjilentë, shkruan Reuters.

Një zyrtar lokal, duke folur në kushte anonimiteti, tha se 14 civilë të tjerë, të cilët u regjistruan si të zhdukur pas bastisjeve, ishin gjetur të vdekur.

Në vitet e fundit, dhuna e grupeve islamike, ka lënë të vrarë mijëra njerëz dhe ka detyruar më shumë se 2 milionë të largohen nga shtëpitë e tyre në Sahel.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Të shtunën, ushtria e Burkinas tha se pesë ushtarë janë vrarë duke zmbrapsur një sulm militant. Sipas ushtrisë, forcat e saj vranë rreth tridhjetë militantë në përleshje.

Zhgënjimi publik me trajtimin e situatës së sigurisë nga autoritetet çoi në protesta në Burkina Faso që kulmuan me një grusht-shteti ushtarak në janar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *